Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon të lidhni pajisjen tuaj, duke përdorur valë radioje,
me një pajisje të përshtatshme Bluetooth deri në 10 metra (32 këmbë).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2.1 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: hyrje në SIM, hyrje në numëratorin telefonik, shtyp objektin,
transferim i skedarëve, kufje, pajisje pa duar, hyrje e përgjithshme, portë seriale,
shkëmbimi i përgjithshëm i objekteve, shpërndarja e përparuar audio, kontrolli në
distancë audio video, aplikimi i zbulimit të shërbimit, rrjeti i zonës personale, dhe
shpërndarja e përgjithshme audio/video. Për të siguruar ndërveprueshmërinë
midis pajisjeve të tjera që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje
ndihmëse të aprovuara nga Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të
tjera, për të përcaktuar nëse ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe
shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Kur pajisja celulare është në gjendjen e SIM-it të hequr, mund të përdorni vetëm një
pajisje ndihmëse të pajtueshme të lidhur, siç është një set makine, për kryerjen ose
marrjen e thirrjeve.
Personalizoni pajisjen tuaj 31
Kur është në këtë gjendje, pajisja juaj celulare nuk do të kryejë asnjë thirrje përveç
thirrjeve të numrave të urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.
Për të kryer thirrje, në fillim duhet të dilni nga regjimi i SIM-it të hequr. Në qoftë se
pajisja është e bllokuar, futni kodin e bllokimit që fillimisht ta zhbllokoni atë.
Hapni një lidhje Bluetooth
1 Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
Bluetooth
.
2 Zgjidhni
Emri i telefonit tim
dhe futni një emër për pajisjen tuaj.
3 Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni
Bluetooth
>
Aktiv
. tregon që
lidhja me Bluetooth është aktive.
4 Për të lidhur pajisjen tuaj me një aksesor audio, zgjidhni
Lidh paj. shtesë
aud.
dhe aksesorin.
5 Për ta çiftuar pajisjen tuaj me çdo pajisje Bluetooth brenda rrezes, zgjidhni
Pajisje të çiftuara
>
Shto pajisje të re
.
6 Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni
Shto
.
7 Futni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në pajisjen tuaj dhe lejoni lidhjen në
pajisjen tjetër Bluetooth.
Përdorimi i pajisjes në gjendjen e fshehur, është një rrugë më e sigurt për të
shmangur programet keqdashëse. Mos pranoni lidhje me Bluetooth nga burime që
nuk i besoni. Ndryshe, çaktivizoni funksionin e Bluetooth. Kjo nuk ndikon në
funksionet e tjera të pajisjes.
Lidhni kompjuterin tuaj në internet
Ju mund të përdorni teknologjinë Bluetooth për të lidhur PC-në tuaj të përshtatshëm
në internet. Pajisja juaj duhet të arrijë të lidhet në internet (shërbim i rrjetit) dhe
kompjuteri juaj duhet të mbështesë teknologjinë Bluetooth. Pas lidhjes me
shërbimin e pikës së hyrjes së rrjetit (NAP) të pajisjes dhe çiftimit me kompjuterin
tuaj, pajisja juaj hap automatikisht një lidhje të dhënash paketë në internet.
32 Personalizoni pajisjen tuaj