Cilësimet e sigurisë
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Siguria
.
Kur janë në përdorim funksionet e sigurisë që pengojnë thirrjet (siç janë bllokimi i
thirrjeve, grupi i mbyllur i përdoruesve dhe thirrja fikse), mund të jetë e mundur
thirrja e numrit zyrtar të urgjencës të programuar në pajisjen tuaj. Bllokimi i
thirrjeve dhe devijimi i tyre, nuk mund të jenë aktivë në të njëjtën kohë.
Zgjidhni nga të mëposhtmet:
26 Personalizoni pajisjen tuaj
Kërkimi i kodit PIN ose Kërkimi i kodit UPIN — Caktoni që pajisja të kërkojë kodin
PIN ose UPIN sa herë që ndizet pajisja. Disa karta SIM nuk lejojnë që kërkesa për
kodin të çaktivizohet.
Shërb. bllok. thirrjes — Kufizoni thirrjet hyrëse dhe thirrjet dalëse në pajisjen tuaj
(shërbim i rrjetit). Kërkohet një fjalëkalim bllokimi.
Thirrje fikse — Kufizoni thirrjet tuaja dalëse në numra telefonikë të përzgjedhur,
nëse mbështetet nga karta juaj SIM. Kur thirrja e fiksuar është e aktivizuar, lidhjet
GPRS nuk janë të mundshme përveç se kur dërgoni mesazhe tekst në një lidhje GPRS.
Në këtë rast, numri telefonik i marrësit dhe numri i qendrës së mesazheve duhet të
përfshihen në listën e thirrjes fikse.
Grup përdor. mbyllur — Përcaktoni një grup personash që mund t'i thërrisni dhe
që mund t'ju thërrasin (shërbim i rrjetit).
Niveli i sigurisë — Për të kërkuar kodin e sigurisë kurdo që një kartë e re SIM futet
në pajisje, zgjidhni
Telefon
.
Kodet e hyrjes — Ndryshoni kodin e sigurisë, kodin PIN, kodin UPIN, kodin PIN2
ose kodin e bllokimit.
Kërkimi i kodit PIN2 — Caktoni që pajisja të kërkojë kodin PIN2 kur përdorni një
tipar specifik të pajisjes të mbrojtur nga kodin PIN2. Disa karta SIM nuk lejojnë që
kërkesa për kodin të çaktivizohet. Ky opsion mund të mos jetë i disponueshëm në
varësi të kartës tuaj SIM. Për detaje, kontaktoni me ofruesin e shërbimit tuaj.
Kodi në përdorim — Paraqisni dhe zgjidhni llojin e kodit PIN që do të përdoret.
Certifikatat e autorit. ose Certifikatat e përdor. — Shikoni listën e certifikatave
të autorit ose përdoruesit të disponueshme në pajisjen tuaj.
Cil. modulit sig. — Shikoni Detajet mod. sigurisë, aktivizoni
Kërkesa modulit
PIN
, ose ndryshoni PIN-in e modulit dhe PIN-in e hyrjes.