
Shërbimet e rrjetit
Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një ofrues shërbimi celular.
Disa funksione nuk disponohen në të gjitha rrjetet; funksione të tjera mund të
kërkojnë që të bëni marrëveshje të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit për
përdorimin e tyre. Shërbimet e rrjetit përfshijnë transmetimin e të dhënave. Pyesni
ofruesin tuaj të shërbimit për hollësi rreth çmimeve të rrjetit në vendlindjen tuaj
ose kur bëni roaming në rrjete të tjera. Ofruesi juaj i shërbimit mund t’ju shpjegojë
se çfarë tarifash do të aplikojë.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë
jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast,
këto funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të
ketë edhe elemente të përshtatura të tilla si emrat e menyve, renditjen e menyve
dhe ikonat.