Rreth pajisjes suaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e miratuar për përdorim në
rrjetet GSM 850, 900, 1800 dhe 1900 MHz . Për më tepër informacion rreth rrjeteve,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Pajisja juaj mund të ketë të parainstaluar faqeshenjues dhe nyje për faqet e
internetit të palëve të treta; dhe mund t'ju lejojë të hyni në faqet e internetit të
palëve të treta. Ato nuk kanë lidhje me Nokia-n dhe Nokia nuk i miraton ose nuk
mban përgjegjësi për to. Nëse hyni në faqe të tilla interneti, merrni masa për
sigurinë ose përmbajtjen.
Paralajmërim:
Për të përdorur çfarëdolloj funksioni të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja
duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund
të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore,
fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e
autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi
dhe përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të transferohen.
Bëni kopje rezervë ose mbajeni shënim me shkrim të gjithë informacionin e
rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj
pajisjeje për udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk
përputhen.
Imazhet në këtë udhëzues mund të jenë të ndryshme nga ekrani i pajisjes suaj.
14 Ndezja
Për informacion tjetër të rëndësishëm rreth pajisjes suaj, shikoni udhëzuesin e
përdoruesit.