![background image](https://i.helpdoc.net/Nokia X3 00/sq/Nokia X3 00_sq015.png)
Kodet e hyrjes
Për të vendosur mënyrën se si t'i përdorë telefoni juaj për kodet e hyrjes dhe për
cilësimet e sigurisë, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Siguria
>
Kodet e hyrjes
.
•
Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e telefonit tuaj kundër përdorimit të
paautorizuar. Kodi i paracaktuar është 12345. Ju mund ta ndryshoni kodin dhe
të caktoni që telefoni të kërkojë kodin. Disa veprime kërkojnë kodin e sigurisë
pavarësisht nga cilësimet, për shembull, nëse dëshironi të riktheni cilësimet e
fabrikës. Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga telefoni juaj.
Nëse e harroni kodin dhe telefoni juaj është i bllokuar, telefoni do të kërkojë
shërbim dhe mund të aplikohen tarifa shtesë. Për më shumë informacion,
kontaktoni me një pikë të Nokia Care ose shitësin e telefonit tuaj.
•
Kodi PIN (UPIN), i dhënë me kartën SIM (USIM), ndihmon në mbrojtjen e kartës
kundër përdorimit të paautorizuar.
Ndezja 15
![background image](https://i.helpdoc.net/Nokia X3 00/sq/Nokia X3 00_sq016.png)
•
Kodi PIN2 (UPIN2), i dhënë me disa karta SIM (USIM), nevojitet për të hyrë në
disa shërbime të caktuara.
•
Kodet PUK (UPUK) dhe PUK2 (UPUK2) mund të jepen me kartën SIM (USIM). Nëse
ju e futni gabim tre herë rresht kodin PIN, juve ju kërkohet kodi PUK. Nëse kodet
nuk ju janë dhënë, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
•
Fjalëkalimi i bllokimit nevojitet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve
për të kufizuar thirrjet që dalin dhe që hyjnë në telefonin tuaj (shërbim i rrjetit).
•
Për të parë ose ndryshuar cilësimet e modulit të sigurisë për shfletuesin,
zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Siguria
>
Cil. modulit sig.
.