Formimi i numrit nëpërmjet zërit
Kryeni një telefonatë duke thënë me zë emrin që është ruajtur te Kontaktet.
Meqë komandat me zë janë në varësi të gjuhës, përpara formimit të numrit
nëpërmjet zërit, ju duhet të zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Telefon
>
Cilësimet e
gjuhës
>
Gjuha e telefonit
dhe gjuhën tuaj.
Mbani lidhje 39
Shënim: Përdorimi i thirrjeve me zë mund të jetë i vështirë në një ambient me
zhurmë ose gjatë një urgjence, kështu që në të gjitha rrethanat, nuk duhet të
mbështeteni vetëm në thirrjet me zë.
1 Në modalitetin e ekranit kryesor, mbani të shtypur butonin e djathtë funksional.
Bie një ton i shkurtër dhe shfaqet
Fol mbas tonit
.
2 Thoni emrin e kontaktit që doni të thërrisni. Nëse njohja e zërit është e
suksesshme, shfaqet një listë me përkime të propozuara. Telefoni lexon
komandën zanore të përkimit të parë në listë. Nëse nuk është komanda e saktë,
shkoni te një hyrje tjetër.