Nokia X3 00 - Cilësimet e thirrjes

background image

Cilësimet e thirrjes

Zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

dhe

Thirrje

dhe nga të mëposhtmet:

Devijimi i thirrjeve — Devijoni thirrjet hyrëse (shërbim i rrjetit). Ju mund të mos

keni mundësi të devijoni thirrjet tuaja nëse disa funksione të bllokimit të thirrjeve

janë aktive.

Përgjigje me çdo tast — Përgjigjuni një thirrje hyrëse duke shtypur lehtë çdo

buton, përveç butonit të ndezjes, butonave të zgjedhjes majtas dhe djathtas ose

butonit të mbylljes.

Riformim auto i nr. — Pajisja riformon numrin automatikisht nëse një thirrje

dështon. Pajisja provon 10 herë për të thirrur numrin.

Qartësia e zërit — Përmirësoni kuptueshmërinë e të folurit, veçanërisht në

ambiente me zhurmë.

Form. nr. shpejt — Thirrni emrat dhe numrat telefonikë caktuar në butonat

numerik (2-9) duke mbajtur shtypur butonin numerik përkatës.

Pritja e thirrjes — Rrjeti ju njofton për një thirrje hyrëse kur keni një thirrje që

vazhdon (shërbim i rrjetit).

Shf. e kohës thirrjes — Shfaqni kohëzgjatjen e thirrjes në vazhdim.

Mbani lidhje 41

background image

Përmbl. pas thirr. — Shfaqni shkurtimisht kohëzgjatjen e përafërt pas çdo thirrje.

Dërgo ID e thirrësit — Shfaqni numrin tuaj të telefonit te personi që po thërrisni

(shërbim i rrjetit). Për të përdorur cilësimet e pranuara nga ofruesi i shërbimit tuaj,

zgjidhni

Vend. nga rrjeti

.

Linja e thirrjes dalëse — Zgjidhni linjën telefonike për kryerjen e thirrjeve, nëse

karta juaj SIM mbështet linja të shumta telefonike (shërbim i rrjetit).

Trajt. thirr. nga shina — Përgjigjuni ose mbyllni një thirrje duke hapur ose mbyllur

shinën.