Nokia X3 00 - Përditësimet e softuerit nëpërmjet valëve 

background image

Përditësimet e softuerit nëpërmjet valëve

Ofruesi juaj i shërbimit mund të dërgojë përditësime të softuerit të telefonit

nëpërmjet valëve direkt në telefonin tuaj (shërbim i rrjetit). Ky opsion mund të mos

jetë i disponueshëm, në varësi të telefonit tuaj.
Shkarkimi i përditësimeve të programit, mund të shkaktojë transmetimin e sasive

të mëdha të të dhënave (rrjeti i shërbimit).
Sigurohuni që bateria e pajisjes të ketë fuqi të mjaftueshme ose lidhni ngarkuesin,

para se të filloni përditësimin.

Paralajmërim:

Nëse instaloni një përditësim të softuerit, ju nuk mund të përdorni pajisjen, as për

të kryer thirrje të urgjencës, deri sa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rindizet.

Sigurohuni që të krijoni kopje rezervë të të dhënave para se të pranoni instalimin

e një përditësimi.

Cilësimet e përditësimit të softuerit

Ky opsion mund të mos jetë i disponueshëm, në varësi të telefonit tuaj.

24 Mbështetja dhe përditësimet

background image

Për të lejuar ose mos lejuar përditësimet automatike, zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Telefon

>

Përditësimet e telef.

>

Përdit. auto i SW

.

Kërkimi i një përditësimi të softuerit

1 Zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Telefon

>

Përditësimet e telef.

për të kërkuar

përditësimet e disponueshme të softuerit nga ofruesi juaj i shërbimit.

2 Zgjidhni

Detajet aktuale softit

për të shfaqur versionin aktual të softuerit dhe

për të kontrolluar nëse është i nevojshëm një përditësim.

3 Zgjidhni

Shkarko soft për tel.

për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të

softuerit. Ndiqni udhëzimet në ekran.

4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni

Instalo përdit. e softit

për të

filluar instalimin.

Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me

instalimin, kontaktoni me ofruesin e shërbimit.