Përditësimet e softuerit duke përdorur kompjuterin tuaj
Përditësuesi i softuerit të Nokia-s është një aplikim për kompjuter, që të keni
mundësi të përditësoni softuerin e pajisjes suaj. Për të përditësuar softuerin e
pajisjes suaj, ju nevojitet një kompjuter i përputhshëm, e drejta e hyrjes në internet
me bandë të gjerë dhe një kabllo USB e përputhshme të dhënash, për të lidhur
pajisjen tuaj me kompjuterin.
Për të marrë më shumë informacione, për të parë shënimet e publikimit të
versioneve më të fundit të softuerit, dhe për të shkarkuar aplikimin e Përditësuesit
Mbështetja dhe përditësimet 23
të softuerit Nokia, shikoni www.nokia.com/softwareupdate ose faqen e internetit
të Nokia për vendin tuaj.
Për të përditësuar softuerin e pajisjes, veproni si më poshtë:
1 Shkarkojeni dhe instalojeni në kompjuterin tuaj aplikimin Përditësuesi i
softuerit të Nokia-s.
2 Lidhni pajisjen tuaj me një kompjuter duke përdorur një kabllo të dhënash USB
dhe zgjidhni
PC Suite
.
3 Hapni aplikimin e Përditësuesit të Softuerit të Nokia. Aplikimi Përditësuesi i
softuerit të Nokia-s ju udhëzon të bëni kopje rezervë të skedarëve tuaj, të
përditësoni softuerin dhe të rivendosni skedarët tuaj.