Nokia X3 00 - Menaxhimi i të drejtave dixhitale

background image

Menaxhimi i të drejtave dixhitale
Pronarët e përmbajtjeve mund të përdorin lloje të ndryshme të teknologjive të menaxhimit të të drejtave dixhitale (DRM)

për të mbrojtur pronën e tyre intelektuale, përfshirë të drejtën e autorit. Kjo pajisje përdor lloje të ndryshme të softuerit

DRM për të hyrë në përmbajtje të mbrojtura nga DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në pëmrbajtje të mbrojtura me

WMDRM 10, OMA DRM 1.0, OMA DRM 1.0 forward lock dhe OMA DRM 2.0. Nëse softuerë të caktuar DRM nuk arrijnë të mbrojnë

përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që të anulohet aftësia e softuerëve të tillë DRM për të hyrë në

përmbajtje të reja të mbrojtura nga DRM. Anulimi mund të parandalojë gjithashtu rinovimin e përmbajtjeve të tilla të

mbrojtura nga DRM në pajisjen tuaj. Anulimi i softuerëve të tillë DRM nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur

me lloje të tjera të DRM ose përdorimin e përmbajtjeve që nuk mbrohen nga DRM.

Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton

të drejtat tuaja për përdorimin e përmbajtjes.

Informacioni për produktin dhe sigurinë 79

background image

Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të licensës dhe të përmbajtjes, përdorni

funksionin për kopjet rezervë të Nokia Ovi Suite.

Metodat e tjera të transferimit mund të mos e transferojnë licensën, e cila duhet të rikthehet me përmbajtjen, në mënyrë

që të mund të vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me OMA DRM, pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve

mund t'ju duhet gjithashtu ta riktheni licensën, në rast se prishen skedat që ndodhen në pajisjen tuaj.

Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licensa së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse

formatohet kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni licensën dhe përmbajtjen edhe nëse prishen skedat që ndodhen në

pajisjen tuaj. Humbja e licensës ose e përmbajtjes, mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje

në pajisjen tuaj. Për më tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

Disa licensa mund të jenë të lidhura me një kartë të veçantë SIM dhe në përmbajtjen e mbrojtur mund të hyhet vetëm

nëse karta SIM është futur në pajisje.