Riciklimi
Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e paketimit në një pikë grumbullimi
të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin
e materialeve. Informacion më i hollësishëm disponohet nga shitësi i produktit, autoritetet vendore për mbeturinat,
Informacioni për produktin dhe sigurinë 83
organizatat kombëtare për përgjegjësinë e prodhuesve ose përfaqësuesin tuaj vendor të Nokia-s. Shikoni mënyrën e
riciklimit të produkteve tuaja Nokia në www.nokia.com/werecycle ose nëse jeni duke shfletuar në një pajisje celulare,
www.nokia.mobi/werecycle.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues ose në paketim, ju kujton se të
gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë
grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte ashtu si
mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për më tepër informacion rreth mjedisit, shikoni Eco-Deklaratat e produktit
në www.nokia.com/environment.