Nokia X3 00 - Kujdesi dhe mirëmbajtja

background image

Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e mëposhtme

do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.

Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë minerale që

gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në vendin e vet derisa

pajisja të thahet plotësisht.

Përdorni një leckë të butë, të thatë dhe të pastër për të pastruar çfarëdolloj lentesh (siç janë lentet e kameras, të

perceptuesve të dritës, të perceptuesve të afërsisë).

Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe komponentët

elektronikë mund të dëmtohen.

Mos e mbani pajisjen në vende të nxehta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve

elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.

Mos e mbani pajisjen në vende të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të

krijohet lagështi e cila dëmton panelin e qarqeve elektronike.

Mos u përpiqni ta hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në këtë udhëzues.

Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të brendshme

dhe mekanizmat e imët.

Mos përdorni për të pastruar pajisjen, lëndë kimike të përqendruara, tretësira pastruese ose detergjentë të fortë.

Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.

Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër që është e miratuar si pjesë këmbimi. Antenat e

paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund ta dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për

rregullimin e radioaparateve.

Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.

Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave që doni të ruani, si p.sh. kontaktet dhe shënimet e kalendarit.

Për ta ricilësuar pajisjen herë pas here për një funksionim optimal, fikni pajisjen dhe hiqni baterinë.

Këto sugjerime vlejnë njëlloj për pajisjen, baterinë, ngarkuesin ose për çdo pajisje ndihmëse. Në qoftë se ndonjë pajisje

nuk punon si duhet, dërgojeni atë për shërbim te pika më e afërt e autorizuar.