Nokia X3 00 - Informacioni për vërtetimin (SAR)

background image

Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.

Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin e

ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga

organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë

personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja shëndetësore.

Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose

SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind.

Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më

të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në

86 Informacioni për produktin dhe sigurinë

background image

funksionim mund të jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë

e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe

stacionit bazë të rrjetit.

Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 0,73 W/kg.

Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund

të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë

për SAR-in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.