Ambientet e mundshme shpërthyese
Fikeni pajisjen tuaj në çdo zonë me një atmosferë të mundshme shpërthyese. Zbatoni të gjitha udhëzimet e afishuara.
Shkëndijat në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore ose vdekjen.
Fikeni pajisjen në pikat e rimbushjes me karburant si p.sh. pranë pompave të karburantit në stacionet e shërbimit.
Vëzhgoni kufizimet në depot, magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose aty ku janë
duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por jo gjithmonë, të
piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku këshilloheni ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë kuvertës në anije, në
Informacioni për produktin dhe sigurinë 85
impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza
pluhuri ose metalesh. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë
si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.