Nokia X3 00 - Informacion për baterinë dhe ngarkuesin

background image

Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj ushqehet nga një bateri që ringarkohet. Bateria e parashikuar për përdorim me këtë pajisje është BL-4CT.

Nokia mund të vërë në dispozicion modele të tjera baterie për këtë pajisje. Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur

furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-8 . Numri i saktë i modelit të ngarkuesit mund të ndryshojë në

varësi të llojit të prizës. Varianti i prizës identifikohet nga një nga të mëposhtmit: E, EB, X, AR, U, A, C, K ose UB.

Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë, por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë përdorimit. Kur kohët

e pritjes dhe të bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm

bateri të miratuara nga Nokia dhe ringarkojeni baterinë vetëm me ngarkues që janë projektuar për këtë pajisje dhe të

aprovuar nga Nokia.

Nëse një bateri është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë, mund të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin,

më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të fillojë ngarkimin. Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund

të duhen disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.

Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.

Ngarkimi i përshtatshëm. Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja, kur nuk është në përdorim. Mos e mbani

të lidhur me ngarkuesin një bateri plotësisht të ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj.

Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.

Shmangni temperaturat e skajshme. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F).

Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë

mund të mos punojë përkohësisht. Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë

gradë nën zero.

Mos krijoni qark të shkurtër. Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik siç është një monedhë,

një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje direkte të dy terminalëve të baterisë domethënë atij pozitiv (+) dhe atij negativ

(-). (Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si pjesë

këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të shkurtër me terminalët, mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që

shërbeu si lidhës.

Asgjësimi. Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është

e mundur luteni t'i riqarkulloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.

Rrjedhja. Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat celularë ose bateritë.

Në rast se bateria rrjedh, pengojeni lëngun e baterisë të bjerë në kontakt me lëkurën ose sytë. Nëse ndodh një kontakt i

tillë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore.

Dëmtimi. Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni

ndaj ujit ose lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.

Informacioni për produktin dhe sigurinë 81

background image

Përdorimi i saktë. Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Përdorimi i gabuar i baterisë mund të shkaktojë

zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera. Nëse pajisja ose bateria përplaset sidomos në një sipërfaqe të fortë dhe mendoni se

është dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar, para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni

asnjëherë ngarkues dhe bateri të dëmtuara. Mbajeni baterinë tuaj në një vend ku nuk mund ta prekin fëmijët e vegjël.

82 Informacioni për produktin dhe sigurinë