Aplikime të palëve të treta
Aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj, mund të jenë krijuar dhe mund të jenë pronë e personave ose
subjekteve që nuk kanë lidhje ose nuk janë filiale të Nokia-s. Nokia nuk është pronare e të drejtave të autorit apo e të
drejtave të pronësisë intelektuale të aplikimeve të palëve të treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për
mbrojtjen e konsumatorit, për funksionalitetin e aplikimeve ose për informacionin në aplikime apo këto materiale. Nokia
nuk jep asnjë garanci për aplikimet e palëve të treta.
DUKE PËRDORUR APLIKIMET, JU NJOFTOHENI QË APLIKIMET OFROHEN PA NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR
APO TË NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI. PËR MË TEPËR NJOFTOHENI SE, SI NOKIA ASHTU
DHE FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË PREMTIM APO GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR JO DUKE
U KUFIZUAR TE GARANCITË E TITULLIT, TREGTUESHMËRISË OSE VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË APLIKIMET
NUK DO TË SHKELIN ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË DREJTAT E AUTORIT, TË DREJTAT E MARKËS TREGTARE OSE TË
DREJTA TË TJERA.