Shërbimet ekstra
Ju mund t'i shndërroni Hartat në një sistem të plotë navigimi për përdorim në
makinë ose në këmbë. Për një sistem të plotë navigimi ju nevojitet një licencë
rajonale. Navigimi në makinë komandohet plotësisht me zë me pamje dy dhe tre
dimensionale të hartave. Navigimi për këmbësorët është e kufizuar me një shpejtësi
prej 30 km/orë (18,6 milje/orë) dhe nuk ofron komandim me zë. Shërbimi i
navigimit nuk është i disponueshëm për të gjitha shtetet dhe rajonet. Për detaje,
shikoni faqen tuaj lokale të internetit të Nokia.
Për të përdorur këtë shërbim, ju nevojitet një marrës i jashtëm dhe i përshtatshëm
GPS që mbështet teknologjinë Bluetooth me valë.
Blerja e një shërbimi navigimi
Zgjidhni
Meny
>
Organizuesi
>
Hartat
dhe
Shërbimet shtesë
>
Bli licensë
navigimi
dhe ndiqni udhëzimet.
Për të përdorur navigimin me komandim me zë duhet të lejoni aplikimin Hartat të
përdorë një lidhje në rrjet.
Licenca e navigimit është e lidhur me kartën tuaj SIM. Nëse futni një kartë tjetër SIM
në pajisjen tuaj, do t'ju kërkohet të blini një licencë kur filloni navigimin. Gjatë
procedurës së blerjes, do t'ju ofrohet të transferoni licencën ekzistuese të navigimit
në një kartë të re SIM pa tarifa shtesë.