Hartat dhe GPS
Pajisja juaj nuk ka antenë të brendshme GPS. Për të përdorur aplikime që kërkojnë
lidhje GPS, përdorni një marrës të jashtëm të përshtatshëm GPS (pajisja shtesë shitet
më vete). Çiftoni marrësin GPS me pajisjen tuaj duke përdorur teknologjinë me valë
Bluetooth. Për më shumë informacion, shikoni udhëzuesin e përdoruesit të marrësit
GPS.
Ju mund të përdorni Sistemin Botëror të Pozicionimit (GPS) për të mbështetur
aplikimin Hartat. Gjeni vendndodhjen tuaj ose masni distancat dhe nxirrni
koordinatat.
Pas çiftimit të pajisjes suaj me një marrës të jashtëm GPS, mund të duhen disa
minuta që pajisja të paraqesë vendndodhjen aktuale.
Sistemi Botëror i Pozicionimit (GPS) përdoret nga qeveria e Shteteve të Bashkuara,
e cila është përgjegjëse vetëm për saktësinë dhe mirëmbajtjen e tij. Saktësia e të
dhënave të vendndodhjes, mund të ndikohet nga riparimet në satelitet GPS të
kryera nga qeveria e SHBA-së dhe i nënshtrohet ndryshimeve të politikës civile të
GPS-së të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Planit të Radionavigimit
Federal. Saktësia mund të ndikohet dhe nga gjeometria e keqe e satelitit. Cilësia
dhe disponueshmëria e sinjaleve GPS mund të ndikohen nga vendndodhja juaj,
ndërtesat, pengesat natyrore dhe nga kushtet e motit. Sinjalet GPS mund të mos
Hartat 71
disponohen brenda ndërtesave ose nën tokë dhe mund të dobësohen nga materiale
të tilla si betoni dhe metali.
GPS-ja nuk duhet të përdoret për matje ekzakte të vendodhjes dhe ju asnjëherë nuk
duhet të mbështeteni vetëm në të dhënat për vendndodhjen që merren nga marrësi
GPS dhe nga rrjetet celulare të radiove për pozicionimin ose lundrimin.