Hartat
Ju mund të shfletoni hartat për qytete dhe shtete të ndryshme, të kërkoni adresa
dhe vende interesante, të planifikoni itinerare nga një vend në një tjetër, të ruani
vendndodhje si pika referimi dhe t'i dërgoni në pajisje të përputhshme.
Pothuajse e gjithë hartografia dixhitale është deri në një farë mase jo e saktë dhe
jo e plotë. Mos u mbështesni asnjëherë vetëm në hartografinë që shkarkuat për
përdorim në këtë pajisje.
Hartat 69
Shënim: Shkarkimi i përmbajtjes së tillë si hartat, imazhet satelitore, skedat
zanore, udhëzimet ose informacioni për trafikun, mund të kërkojë transmetimin e
sasive të mëdha të të dhënave (shërbimi i rrjetit).
Përmbajtja e tillë si imazhet satelitore, udhëzimet, informacioni për motin dhe
trafikun dhe shërbimet lidhur me to, janë krijuar nga palë të treta të pavarura nga
Nokia. Përmbajtja mund të jetë deri diku e pasaktë dhe e paplotë dhe varet nga
disponimi. Asnjëherë mos u mbështetni vetëm në përmbajtjen e lartpërmendur si
dhe në shërbimet lidhur me të.
Gjeni informacione të detajuara për Hartat në www.nokia.com/maps.
Për të përdorur aplikimin Hartat, zgjidhni
Meny
>
Organizuesi
>
Hartat
dhe nga
opsionet e disponueshme.