Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Shënim: Para se të hiqni kapakët, ndërpritni energjinë si dhe shkëputni ngarkuesin
dhe çdo pajisje tjetër. Gjatë ndërrimit të kapakëve, përpiquni që të mos prekni
elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakët të
bashkëngjitur.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, pra jini të kujdesshëm kur mbani, fusni ose hiqni kartën.
1 Hapni kapakun e pasmë dhe hiqeni. Hiqni baterinë.
2 Hapni mbajtësen e kartës SIM. Futeni kartën SIM në mbajtëse me cepin e pjerrët
kthyer poshtë dhe zonën e sipërfaqes së kontaktit përballë kontakteve të
pajisjes. Mbyllni mbajtësen e kartës SIM.
8
Fillimi
3 Vini drejt kontaktet e baterisë dhe futni baterinë. Rivendoseni mbulesën e
pasme.