Ngarkimi i baterisë
Bateria juaj është mbushur pjesërisht në fabrikë. Nëse pajisja tregon një ngarkim
të pakët, bëni si më poshtë:
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me pajisjen.
3 Kur pajisja të tregojë ngarkim të plotë, shkëputeni ngarkuesin nga pajisja, më
pas nga priza në mur.
Mund ta ngarkoni gjithashtu baterinë me një kabllo USB që merr energji nga
kompjuteri.
1 Lidhni kabllon USB me një portë USB të një kompjuteri dhe me pajisjen tuaj.
2 Kur bateria të jetë ngarkuar plotësisht, shkëputeni kabllon USB.
Nuk nevojitet ta ngarkoni baterinë për një sasi specifike kohe si dhe mund ta
përdorni pajisjen gjatë ngarkimit. Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund
të duhen disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se
të bëhet ndonjë thirrje.
Ngarkimi i pajisjes ndërkohë që dëgjoni radion, mund të ndikojë në cilësinë e
marrjes.
Fillimi 11