Futja dhe heqja e kartës së kujtesës
Përdorni vetëm karta microSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për
përdorim me këtë pajisje. Nokia përdor standarde të miratuara industriale për
kartat e kujtesës, por disa marka mund të mos përputhen plotësisht me këtë pajisje.
Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin
të dhënat që ruhen në kartë.
Fillimi
9
Pajisja juaj mbështet karta microSD me kapacitet deri në 8 GB. Madhësia e një
skedari të vetëm nuk duhet të kalojë 2 GB.
Futja e kartës së kujtesës
1 Hapni kapakun e vendit të kartës së memorjes.
2 Futeni kartën ne vendin e kartës së kujtesës me sipërfaqen e kontaktit drejtuar
poshtë, dhe shtyjeni derisa të fiksohet në vend.
3 Mbylleni kapakun e vendit të kartës së kujtesës.
Heqja e kartës së kujtesës
I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën e kujtesës gjatë një veprimi, kur karta është
duke u përdorur. Heqja mund të dëmtojë kartën e kujtesës dhe pajisjen si dhe mund
të prishë të dhënat e ruajtura në kartë.
Mund ta hiqni ose zëvendësoni kartën e kujtesës pa e fikur pajisjen.
1 Sigurohuni që asnjë aplikim nuk është aktualisht duke përdorur kartën e
kujtesës.
2 Hapni kapakun e vendit të kartës së kujtesës.
3 Shtypeni kartën e kujtesës pak brenda për të liruar bllokimin dhe hiqni kartën.
10 Fillimi