E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt RM-540 është në përputhje me kërkesat themelore dhe
dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën
http://www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
© 2010 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People, XpressRadio, XpressMusic dhe Navi janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara
të Korporatës Nokia. Nokia tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive
të përmendura këtu, mund të jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.
Portions of the Nokia Maps software are ©1996-2010 The FreeType Project. All rights reserved.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në
çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia
rezervon të drejtën që të bëjë ndryshime dhe përmirësime në çdo produkt që përshkruhet në këtë dokument, pa njoftim
paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera 87
Java and all Java-based marks are trademarks or registered trademarks of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe jotregtar
në lidhje me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet
personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos.
Asnjë licencë nuk jepet apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhje me
përdorimet reklamuese, të brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për
humbjen e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të
tërthortë, sido që të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet
asnjë lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të
tregtueshmërisë dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen
e këtij dokumenti. Nokia rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim
paraprak.
Disponueshmëria e produkteve, funksioneve, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë
informacione, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj,
teknologji ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet
shmangia nga këto rregulla në kundërshtim me ligjin.
NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes
marrëse). FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të
eliminohet një ndërhyrje e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo pajisje
respekton fashikullin 15 të rregullave të FCC-së. Funksionimi i nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk
mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo ndërhyrje që merr, duke përfshirë
ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të padëshiruar. Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar posaçërisht nga
Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e përdoruesit për të përdorur këtë pajisje.
Numri i modelit: X3-00
/Botimi 3.0 SQ
88 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera