Siguria e shfletuesit
Për disa shërbime, si për shembull për shërbimet bankare ose për blerjet në internet
mund të kërkohen funksione sigurie. Për këto lidhje ju nevojiten certifikata sigurie
dhe mundësisht një modul sigurie, i cili mund të jetë i disponueshëm në kartën tuaj
SIM. Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
Për të parë ose ndryshuar cilësimet e modulit të sigurisë ose për të parë një listë të
certifikatave të autoritetit ose përdoruesit të shkarkuara në pajisjen tuaj, zgjidhni
Argëtim 67
Meny
>
Cilësimet
>
Siguria
>
Cil. modulit sig.
,
Certifikatat e autorit.
ose
Certifikatat e përdor.
.
I rëndësishëm: Megjithëse përdorimi i certifikatave bën që rreziku që ka të bëjë
me lidhjet në distancë si dhe instalimin e programeve të jetë tepër i vogël, ato duhet
të përdoren me korrektësi në mënyrë që të përfitoni nga siguria e rritur. Vetë
ekzistenca e certifikatës nuk ofron ndonjë mbrojtje, menaxheri i certifikatës duhet
të mbajë certifikata korrekte, origjinale ose të besuara në mënyrë që të disponojë
një siguri akoma më të madhe. Certifikatat kanë një jetëgjatësi të kufizuar. Në qoftë
se shfaqet "Certifikata e skaduar" ose "Certifikata akoma e pavlefshme" edhe kur
certifikata juaj duhet të jetë e vlefshme, kontrolloni nëse janë të sakta data dhe ora
në pajisjen tuaj.
Para se të ndryshoni çfarëdolloj cilësimi të certifikatës, duhet të siguroheni nëse
keni me të vërtetë besim te pronari i certifikatës dhe që certifikata me të vërtetë i
përket pronarit të regjistruar.